Gazetari Mentor Nazarko thotë se roli i Vjosa Osmanit në politikën e Kosovës lidhet me atë të orientimit euroatlantik.
Sipas tij Osmani e ka shpëtuar Kurtin nga non grata në SHBA.
“Në gjykimin tim, afirmimi i Osmanit ishte një bllof minimalisht, por shah real efektivisht që t'i thoshte zotit Kurti, ‘pse ti nuk e do Osmanin’? Çfarë është Osmani? Pse ai e refuzon Osmanin? Osmani është dikushi që e ka ruajtur boshtin euroatlantik të Kosovës. Bosht të cilin kryeministri ndoshta ka tentuar ta zhvendosë ndonjëherë. E ka shpëtuar edhe zotin Kurti nga shpallja ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka një thashethem të tillë. I ka ofruar mundësinë që të ketë zgjedhje 28 dhjetor. Pra, i ka bërë shumë shërbime, ka funksionuar si një tandem i shkëlqyer, por ndërkohë edhe e ka penguar që ai në Gjykatë Kushtetuese, në diplomaci, në drejtësi, të vendosë vetëm njerëzit që vijnë nga një rrymë politike”, tha ai i ftuar në emisionin “Off the Record”.
Në të njëjtën dalje, Nazarko adresoi edhe rolin e opozitës në situatën aktuale politike.
“Në gjykimin tim, opozita nuk ka luajtur mirë. Përgjegjësinë më të madhe e ka ai që ka shumicën dhe ai është duke shfrytëzuar jomoralisht avantazhet që ka për shkak të shumicës. Çka është më e rëndë është se imazhi i Kosovës është i një vendi që nuk arrin dot të bëjë kompromis së brendshmi, lëre pastaj të bëjë kompromis së jashtmi. Është imazhi i shtetit të papjekur dhe kjo ndodh kur bota s'e ka mendjen fare çfarë është duke ndodhur në Kosovë apo Ballkan. Kështu që, unë mendoj që në këtë situatë përgjegjësia është tek të dy palët. Opozita duhet t'i thërrasë mendjes se përndryshe do qajë ashtu siç bëri vitin që shkoi. Rrezikojmë që edhe në këtë situatë, kurdo që të votohet, në maj, në qershor, në korrik, prapë populli i Kosovës të jetë i bindur që opozita e ka fajin dhe që Kurti ka të drejtë”, shtoi Nazarko.
Ndërkohë mbrëmjen e djshme deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar që të zgjedhin presidentin e ri brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
“Sipas aktgjykimit, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë”, tha kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, në fund të seancës, fiks në orën 00:00.
Në seancën e 28 prillit nuk morën pjesë deputetët e opozitës, duke pamundësuar kuorumin për dy kandidatet e LVV-së për presidente, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të 25 marsit, pas dështimit të zgjedhjes së presidentit, Kuvendi shpërndahet dhe vendi duhet të organizojë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.
Shqiptare me mbiemer otoman! Prandaj jane rrumpalle shqipot, kudo qe ndodhen!