TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Prill 2026, 21:08

LDK refuzon propozimin e Kurtit: Kurth për të siguruar kuorumin

Shkruar nga Pamfleti
LDK refuzon propozimin e Kurtit: Kurth për të siguruar kuorumin
Jehona Lushaku – Sadriu

LDK e shikon si një kurth propozimin e Albin Kurtit, për dorëzimin e 15 firmave. Kryeministri i shtriu LDK-së dorën e bashkëpunimit për të zgjedhur presidentin e ri, duke deklaruar se është gati të pranojë çfarëdo kandidati nga LDK.

Por Kurti u shpreh se emri i propozuar prej tyre duhet të hyjë në garë me kandidatin e VV Feride Rushiti. Për LDK ky është një kurth në mënyrë që të sigurohet kuorumi, pasi VV me gjasë do të zgjedhë Rushitin.

Ne e kemi dhënë mbështetjen tonë partiake, 15 nënshkrime, për kandidatin e LDK-së, prej fillimit e kemi bërë të qartë që presidenti zgjidhet me marrëveshje ose me konsensus. I kemi 15 nënshkrime për kandidatin që LDK merr vendim, kryetari Abdiixhiku ka thënë se ajo mund të jetë Vjosa Osmani dhe LDK s’ka dilema. Populli s’ia ka dhënë dhe s’mundet me pas krejt shtetin, pasi nuk ia ka dhënë votat populli”, tha Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku – Sadriu.

Ndërsa Doarsa Kica-Xhelili tha se Kurti kërkon që LDK-ja t’ia bëjë kuorumin për ta zgjedhur Feride Rushitin presidente.

Një herë tha ‘nuk keni kandidat’! Ja dhamë kandidatin. Pastaj tha ‘nuk keni nënshkrime’! Ja dhamë nënshkrimet. Pastaj tha ‘për çka janë nënshkrimet?’ (Dhe pa që aty shkruan që janë për kandidatin për President). Tash po thotë ‘nënshkrimet i japim por jo votat’”, tha Kica-Xhelili.

Reagim ndaj kërkesës së Kurtit pati edhe nga deputeti Besian Mustafa, i cili po mendon se oferta e Kurtit është “me hile”.

Albini tha ‘nënshkrimet Vjosës por votat Ferides’. Albin, mos ju tut Vjosës. E zgjedhim sonte Presidente, e shpëtojmë shtetin. Apo ty të intereson veç pushteti e jo shteti?!”, tha deputeti Mustafa.

ldkp vv presidenti

Lini një Përgjigje