TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Prill 2026, 14:27

Dështimi i zgjedhjes së Presidentit në Kosovë, Albulena Haxhiu takon kreun e KQZ 

Shkruar nga Pamfleti
Dështimi i zgjedhjes së Presidentit në Kosovë, Albulena
Albulena Haxhiu takon Kreun e KQZ 

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, u takua të mërkurën me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniç.

Ky takim zhvillohet një ditë pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zgjedhë Presidentin brenda afatit kushtetues, duke e çuar vendin automatikisht drejt zgjedhjeve të reja parlamentare. Sipas përcaktimeve ligjore, procesi duhet të organizohet brenda një periudhe 45-ditore.

Situata erdhi pasi Lëvizja Vetëvendosje, që mban pushtetin, nuk siguroi konsensus me partitë opozitare për zgjedhjen e kreut të shtetit, duke lënë të hapur vetëm rrugën e zgjedhjeve të parakohshme.

Për të përcaktuar datën e votimit, Haxhiu duhet të nisë konsultime me forcat politike, në përputhje me procedurat. Sipas Radios Evropa e Lirë, në diskutim janë dy opsione konkrete: 31 maji dhe 7 qershori.

Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Melos Kolshi, ka sqaruar se këto data përputhen me afatet ligjore dhe praktikat procedurale për organizimin e zgjedhjeve në raste të tilla.

 

albulena haxhiu takon kreun e kqz  zgjedhje te parakohshme ne kosove

Lini një Përgjigje