TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Maj 2023, 18:20

Vuçiç tenton të heqë vëmendjen nga shkrimi i “New York Times”, urdhëron rebelimin e serbëve në veri të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç tenton të heqë vëmendjen nga shkrimi i

Instituti Octopus është shprehur se ka informacione se presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka urdhëruar nënkryetarin e Listës Serbe, njëherazi i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, Milan Radoiçiçin që të fillojë rebelimin e serbëve në komunat veriore të Kosovës.

Drejtori i këtij instituti për studime të luftës hibride, Agim Musliu, shkroi në rrjetin e tij social, se Vuçiçi dëshiron të tërheqë vëmendjen nga një shkrim i “New York Times”, ku shfaqeshin lidhjet e tij me kriminelë serbo-rusë.

Sipas të dhënave që Instituti Octopus i ka marrë nga opozita serbe në Beograd, Aleksandër Vuçiçi ka urdhëruar Milan Radoiçiçin që të fillojë rebelimin e serbëve në komunat veriore të Kosovës. Me këtë, Vuçiç dëshiron ta tërheqë vëmendjen e brendshme dhe eventualisht edhe presionin mediatik e diplomatik nga disa vende perëndimore, e cila u acarua pas publikimit të një shkrimi dje nga NYT, ku dëshmoheshin lidhjet e tij me kriminelë serbo-rusë”, shkroi Musliu.

Edhe vetë Vuçiç, përmes një konferencë për media paralajmëroi se një krizë e madhe po pret veriun e Kosovës./KosovaPress

kosovë vuçiç tensione veri

Lini një Përgjigje