TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Maj 2023, 11:10

Kosova shkarkoi hartuesit e Asociacionit, revoltohet Serbia: Prishtina hoqi dorë nga dialogu

Shkruar nga Pamfleti
Kosova shkarkoi hartuesit e Asociacionit, revoltohet Serbia: Prishtina hoqi
Kryengociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviç dhe presidenti Vuçiç

Kryengociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviç deklaroi se vendimi nga Albin Kurti për shkarkimin e ekipit menaxhues i cili e hartoi draftin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe i cili u prezantua të martën në Bruksel, është “i njëanshëm dhe i paligjshëm”. Petkoviç tha se ky vendim “çon në shfuqizimin e Asociacionit dhe dialogut”.

“Mandati i Ekipit Menaxhues nuk përfundon me prezantimin e draft-statutit të Asociacionit, por ekipi drejtues ka një rol të rëndësishëm në vetë procesin e formimit të Asociacionit, deri në themelimin e tij. Albin Kurti e ndërpreu procesin e formimit të Asociacionit. Tani mendoj se është e qartë për të gjithë se Kurti nuk dëshiron ta formojë Asociacionin dhe se dëshiron ta shmangë këtë obligim të rëndësishëm në çdo mënyrë.” tha ai.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi shkarkoi Ekipin Menaxhues i cili u ngarkua me hartimin e draftit të statutit të Asociacionit, pasi kryeministri Albin Kurti e paralajmëroi këtë pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç të martën në mbrëmje.

Të liruarit nga detyra janë Danijela Vujiçiç, Jelena Boloviç, Igor Kalamar, Dejan Radojkoviç, që sipas kryeministrit Albin Kurti “dëshira e tyre për një Republikë Sërpska e ka shkruar këtë statut“.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për formimin e Asociacionit në vitin 2013, ndërsa për parimet e tij janë dakorduar në vitin 2015.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar po atë vit se disa prej këtyre parimeve nuk janë në përputhje me frymën e Kushtetutës, por ka thënë se, nëse ato harmonizohen, Asociacioni mund të formohet.

Ekipi menaxhues ishte ngarkuar me përgjegjësinë e themelimit të Asociacionit, në kuadër të marrëveshjeve të Brukselit të vitit 2013 dhe 2015.

kosova hartuesit e asociacionit beogradi

Lini një Përgjigje