TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Maj 2023, 21:46

“Nëse nuk pranohet do të jetë fundi i gjithçkaje”, Vuçiç: Kurti refuzoi draftin për Asociacionin

Shkruar nga Pamfleti

“Nëse nuk pranohet do të jetë fundi i

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka sulmuar Prishtinën pas takimit të sotëm në Bruksel me Albin Kurtin. Pas afro 3 orësh diskutimesh, palët e mbyllën takimin, ndërsa Vuçiç u shpreh se Kosova nuk e do Asociacionin.

Është e qartë se Prishtina nuk dëshiron ta përmbushë zotimin e saj të 10 viteve më parë. Është e qartë për mua dhe e kam ditur, por sot u ndodhëm për herë të parë para një muri. Dhe ishte e qartë që nga momenti kur u prezantua drafti, pasi u përpoqën të poshtërojnë dy gra. Edhe pse në të gjitha nenet e draft statutit, ka një referencë të qartë për nenet e dakorduara më parë, nuk ka asnjë pikë në të cilën është përmendur diçka që ende nuk është nënshkruar”, tha presidenti Vuçiç pas takimit.

Kur vjen fjala për situatën pas  zgjedhjeve në veri të Kosovës, BE-ja doli me propozimin e saj.

Unë pranova, Prishtina refuzoi. Mendoj se është shumë e rëndësishme ta tejkalojmë atë situatë”, ka theksuar Vuçiç.

Shpresoj që në raundin e ardhshëm të ketë një reagim të disa të tjerëve që mund të ndikojnë në ndryshimin e qëndrimeve të tilla. Nuk jam optimist, por mund të premtoj se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha presidenti Vuçiç.

 

Lini një Përgjigje