
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç janë njohur me draft-statutin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ekipi Menaxhues - i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb, përfshirë edhe një deputete të Kuvendit të Serbisë, paraqiti draft-statutin në tryezën e dialogut.
Danijella Vujiçiç, pjesë e ekipit, tha se hartimi i draftit ka zgjatur katër muaj - nga prilli 2018 deri në gusht 2018. Sipas saj, ka 9 kapituj dhe 67 nene.
"Sot, pas pesë vjetësh, patëm rastin ta prezantojmë draftin e përfunduar në vitin 2018", u tha Vujiçiç gazetarëve.
Vujiçiq, sipas Radio Televizionit të Serbisë, ka raportuar për “skena të pakëndshme gjatë prezantimit të draft-statutit” nga pala kosovare.
Prezantimi i draft-statutit për Asociacionin ka qenë në pikën e dytë të rendit të ditës të takimit në Bruksel. Pika e parë, Deklarata për të Zhdukurit, u miratua nga Kurti e Vuçiçi.
Lini një Përgjigje