Deputeti Haki Abazi është përjashtuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetarja e grupit, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se vendimi për përjashtimin e tij është marrë unanimisht dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe karrigia në Kuvendin e Kosovës.
Kusari-Lila ka deklaruar gjithashtu se Abazi është njoftuar për këtë vendim, megjithatë ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë.
Në një prononcim për mediat kosovare, deputeti ka thënë se vendime të tilla janë arbitrare dhe se nuk mund të komentojë më shumë.
“Këto janë vendime arbitrare. Nuk e kam pranuar vendimin, por jam njoftuar nga mediat. Ende nuk e kam parë vendimin dhe prandaj s’mund të komentoj më shumë”, u shpreh Abazi.
Lini një Përgjigje