
Ish-politikan dhe publicisti serb Nenad Çanak tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ndihet i kërcënuar nga Milan Radoçiç.
Sipas tij, arsyeja pse Serbia nuk e dorëzon Radoiçiçin, njeriun kryesor të akuzuar për ngjarjen e Banjskës në Prishtinë, lidhet me frikën se nëse ky i fundit flet, zbulon lidhjet e fshehta me Rusinë.
“Kjo është shumë e thjeshtë. Vendimmarrësit në Serbi, së pari Aleksandër Vuçiç, e dinë shumë mirë se nëse dorëzojnë Radojiçiç, ai do të fillojë të flasë. Nëse ai fillon të flasë, atëherë do të hapet kutia më të vjetër e Pandorës të rrjeteve internacionale, pra me Rusinë, në të gjithë rajonin, do të zbulohet udhëheqja serbe në të gjithë këtë, do të zbulohen ministra të caktuar në qeverinë serbe, e kështu me radhë. Dhe mendoj se kjo është arsyeja pse Radojiçiç nuk do të dërgohet në Prishtinë”, tha ai për "Euronews Albania".
Lini një Përgjigje