TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Korrik 2024, 07:30

Rrëfimi i Ramush Haradinaj: Letra e Ismail Kadaresë më ka liruar nga Haga

Shkruar nga Pamfleti
Rrëfimi i Ramush Haradinaj: Letra e Ismail Kadaresë më ka liruar
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka treguar një detaj shumë interesant të kontributit të madh që ka dhënë shkrimtari Ismail Kadare në lirimin e tij nga Haga.

Gjeniu i letrave, ka përdorur pikërisht fuqinë e fjalëve të tij të kompozuara në një letër për të bindur gjyqtarët në Hagë për të vendosur në shpalljen e pafajësisë së zotit Haradinaj.

“Në çdo etapë të sfidave që ka kaluar kombi shqiptar në përgjithësi ne në Kosovë e kemi ndjerë kujdesin e Kadaresë. Ai ka dhënë një mendim në Hagë për konteksin e luftës që ka qenë një ndihmë për mua gjatë procesit gjyqësor në Hagë. Nuk kam pasur rast ta thoja. Ne kemi pritur që ai të fitojë çmimin Nobel. Ai ka qenë i nominuar dhe ne e kemi pas në kujdes. Në dosjen time është një shkrim i Kadaresë që është vlerësuar në Hagë nga të gjithë gjykatësit”, u shpreh Haradinaj.

Ismail Kadare u përcoll dje për në banesën e fundit në Tufinë, ku do të prehet përkohësisht. Siç bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, shkrimtari i madh do të prehet aty përkohësisht, deri kur të jetë gati një banesë e fundit vetëm e tij.

Homazhet për Kadarenë nisën në orën 09:00 (3 Korrik) në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor dhe zgjatën deri në orën 12:30, kur dhe arkëmorti u nis drejt varrezave të Tufinës. Përcjellja për në banesën e fundit ishte private me kërkesë të familjarëve, ku do të ishin të pranishëm një rreth i ngushtë njerëzish.

Qytetarë të shumtë dhe personalitete të njohur morën pjesë në homazhet për Kadarenë për t’i bërë nderimet e fundit një shkrimtari të madh.

Të pranishëm në sallën ishin bashkëshortja e tij, Helena, dy vajzat, Gresa dhe Besiana Kadare si dhe familjarë të tjerë të kolosit të Letërsisë Shqipe.

ismail kadare ramush haradinaj

Lini një Përgjigje