TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Janar 2024, 13:47

Vrasja makabër e 18 vjeçarit në Kosovë, xhaxhai i jep një muaj besë familjes së autorëve

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja makabër e 18 vjeçarit në Kosovë, xhaxhai i jep

Familja e Lulzim Fejzullahut, 18-vjeçarit që u vra në Podujevë, ka vendosur të veprojë me Kanun për këtë rast.

Imami nga Podujeva, Bekim Jashari, ka njoftuar se xhaxhai i 18-vjeçarit i ka dhënë një muaj besë familjes së dorasit.

“Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i të ndjerit Lulzim Fejzullahu, e nderoj Zotin e Kombin tonë me dhënie të besës (një muaj nga sot) për familjen e dorasit. Zoti e mëshiroftë Lulin, e bekoftë familjen e madhe të Rrahimit”, ka shkruar Jashari.

Lulzim Fejzullahu u rrah brutalisht më 14 janar 2024 në Podujevë rreth orës 13:00. Sipas raportit policor, ai fillimisht ishte dërguar për t’u mjekuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë dhe më pas ishte dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë një deklaratë për mediat duke njoftuar për hetimet që kanë filluar për vrasjen e 18 vjeçarit nga Podujeva L.F, hetim ky i filluar sidomos pas shqetësimeve të ngritura në opinion pas mënyrës së si ishte raportuar ky incident në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Kreu i IKP, siç njoftohet në komunikatë, ka caktuar një grup hetimor të cilët për pesë ditë janë angazhuar për grumbullim të informacioneve shtesë rreth veprimeve të policisë si dhe sigurimin e të gjitha provave për këtë rast.

lulzim fejzullahu kanuni vrasja makabër

Lini një Përgjigje