TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Janar 2024, 21:45

Vrasja e Liridonës, zbardhet edhe dëshmia e të arrestuarit të tretë: Naimi mu lut një vit që t’i vrisja gruan

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Liridonës, zbardhet edhe dëshmia e të arrestuarit

I arrestuari i tretë për vrasjen e Liridona Ademajt, Kushtrim Kokalla, në dëshminë e tij ka pranuar se bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli e ka lutur prej një viti për të kryer vrasjen e 30-vjeçares.

Tashmë është zbardhur edhe dëshmia e Kokallës i cili ka treguar se vrasja e Liridonës është planifikuar që më parë.

Megjithatë Kokalla në dëshminë e tij thotë se nuk ka pranuar ta kryejë krimin si dhe tregon se i ka thënë Murselit mos ta kryejë.

“Naimi prej afro një viti më është lutur që të kryej vrasjen. Unë i kam thënë se nuk e bëj këtë punë dhe që të mos më thoshte më asnjëherë”, thuhet në dëshminë e Kokallës.

Kokalla ka treguar se Naim Murseli dhe vrasësi i Liridonës, Granit Pllava janë njohur nëpërmjet tij.

Në dëshminë e tij tregohen edhe detaje të tjera lidhur me komunikimin mes Murselit dhe Pllavës.

 

liridona ademaj kushtrim kokalla naim murseli

Lini një Përgjigje