TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Janar 2024, 15:19

“Të kryhet kjo punë”/ Zbardhet dëshmia e vrasësit të Liridonës, porositë që i dha Naimi

Shkruar nga Pamfleti

“Të kryhet kjo punë”/ Zbardhet dëshmia e

Autori i vrasjes së Liridona Ademajt, Granit Plava ka deklaruar se ka qenë bashkëshorti i saj, Naim Murseli, që e ka porositur për vrasjen.

Dëshmia e Plavës është ybardhur në detaje ku mësohet se biseda me Murselin ka ndodhur një javë para krimit.

Në tavolinë me ta ndodhej edhe Kushtrim Kokalla, i dyshuari tjetër për përfshirje në vrasjen e 30-vjeçares.

“Gjatë bisedës në prezencë të të treve, Naimi më ka thënë se do të marr 30 mijë euro për vrasjen e gruas. Në këtë bisedë është përmendur edhe kallashi për ta ekzekutuar, por nuk kam pranuar. Pak para se të largohem më ka dhënë 400 euro, ndërsa Kushtrimit I ka dhënë një shumë tjetër dhe jemi marrë vesh që të kryhet kjo punë”, ka thënë Plava.

Plava ka dëshmuar se Murseli e ka telefonuar në ditën e vrasjes së Ademajt dhe i ka kërkuar që të kryejë porosinë.

“Në ditën e ngjarjes më ka telefonuar në Ëhatsapp dhe më ka thënë se sot duhet të kryhet kjo punë, duke më thënë se ti e di se nëse ndodh diçka unë do të të nxjerr. Më ka marrë me makinën e tij Range Rover rreth orës 12:00 ku kemi bërë xhiro tek Liqeni i Radoniçit. Aty është prishur goma e makinës dhe kemi shkuar në fshatin Novosellë e Epërme ku aty pronari i një vullkanizeri pasi e kemi rregulluar gomën, Naimi ka thënë se e mora këtë armë nga pronari i këtij vullkanizeri”, ka dëshmuar Plava.

Plava ka thënë se në momentin e vrasjes së Liridona Ademajt, në makinw ka qenë edhe Naim Murseli.

“Unë nuk i kam vërejt fëmijët, ndërsa Naimi ka qenë në veturë në momentin e vrasjes”, ka thënë ai.

granit plava liridona ademaj vrasje

Lini një Përgjigje