TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Janar 2024, 21:26

“Liridona më tradhtoi kur ishim në Suedi”, zbardhet dëshmia e plotë e Naim Murselit

Shkruar nga Pamfleti

“Liridona më tradhtoi kur ishim në Suedi”, zbardhet

Zbulohet dëshmia e Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj.

Mediat në Kosovë kanë zbuluar dëshminë që Murseli ka dhënë para policisë më 1 dhjetor.

Murseli ka pranuar se ditën e ngjarjes është takuar rastësisht me Granit Plavën, autorin e vrasjes, si dhe që i ka dhënë paratë për blerjen e armës.

“Në ditën kritike unë isha ne Gjakovë për punë personale dhe rastësisht jam takuar me Granitin ku Kushtrimi i ka treguar se ku do të takohemi. Ne jemi takuar në Kramovik në rrugë dhe ai ishte kthyer tek vendi i punës dhe ai ka parkuar automjetin e tij ne atë lokacion tek pompa Eko ku punonte dhe ka vazhduar me mua me veturën time Land Rover me targat 07-669-CM ngjyrë e zezë, ku së bashku jemi nisur në drejtim të restorant Liqeni i Dukagjinit, por gjatë rrugës goma e veturës mu dëmtua dhe vazhduam për ta gjetur një gomister për ta rregulluar gomën, ku në afërsi të Dujakës hasëm në një autolarje dhe mekanik i fshatit i cili na ndihmoi për ta rregulluar gomën”, ka thënë Murseli.

Ai ka treguar se bashkëshortja e tij kishte arritur në Prishtinë. Në këtë kohë, Murseli citohet të ketë pretenduar që Plava e kishte ndjekur me veturë dhe i kishtë thënë se tashmë e dinte se çfarë duhet të bënte.

“Personi i cili na ndihmoi e pyeti Granit Plava nëse është i interesuar për armë dhe ai i thotë ‘po vetëm dua ta shoh fillimisht’. Dhe i pëlqeu, por nuk kishte para me vete dhe mi kërkoj mua dhe unë ia dhashë 250 euro aq sa edhe ka kushtuar arma, nga aty pasi u regullua goma më telefonon bashkëshortja dhe më tregon se ka mbërrit në Prishtinë pa dijeninë time. Unë nisem në drejtim të Prishtinës së bashku me Granitin por gjatë rrugës Graniti më kërkoi ta dërgoja në fshatin Kralan ku kishte për të marrë një veturë. Dhe, ndaras kemi vazhduar për në Prishtinë, ku ai me ka ndjekur mbrapa deri në afërsi të shtëpisë time, ku jemi barazuar me vetura dhe më ka thënë se unë tash e di çka bëj”, mësohen detajet nga dëshmia.

“Në afërsi të shtëpisë, Graniti doli i maskuar në rrugë me armë të drejtuar drejt nesh. Edhe pse isha ne dijeni për prezencën e tij unë asnjëherë nuk kam besuar në të vërtetë se Graniti do të marrë veprime për vrasje. I shokuar kam ndaluar, i kam çu duart lart dhe i kam thënë bashkëshortes jepja krejt çfarë të kërkon dhe në një moment unë kam hapur derën time, pastaj derën e fëmijëve duke i thënë edhe bashkëshortes të largohet nga vetura. Në momentin që jemi larguar disa metra, kam dëgjuar një krismë por pa e parë se çfarë ndodhi”, vijon dëshmia e bashkëshortit të Liridonës.

Më tej, Murseli ka pretenduar se nuk ka guxuar ta tregojë të vërtetën në Polici për shkak të Granit Plavës dhe të kaluarës së tij kriminale.

“Kam qenë në gjendje të rëndë emocionale, i shokuar dhe i frikësuar të tregoj të vërtetën duke e ditur të kaluarën kriminale të Granit Plavës, nuk kam guxuar ta zbuloj identitetin e tij. Nuk jam takuar më pas me Granit Plavën, nuk i kam dhënë asnjë lloj shpërblimi”, ka thënë Murseli.

Murseli ka pretenduar edhe për disa probleme familjare.

“Një problem familjar ku kanë dal në shesh disa SMS-a me një të afërt. Këta SMS-a ia kanë dërguar bashkëshortes sime dhe kjo e ka rënduar tej mase lidhjen tonë martesore. Pas kësaj ngjarje, presioni dhe kontrolli ndaj meje është shtuar ku unë kam kërkuar ndarjen mirëpo kategorikisht bashkëshortja nuk ka pranuar dhe në Malmo të Suedisë, bashkëshortja është hakmarrë duke më tradhtuar me një person të huaj. Këtë ngjarje unë e kam parë me sytë e mi mirëpo nuk ia kam shprehur në asnjë moment. Kjo ngjarje sigurisht që më ka rënduar dhe ndikuar në raportin tonë. Unë si bashkëshort të gjitha kushtet ia kam plotësuar dhe kam dashur që ajo të jetë e lumtur”, mësohen të tjera detaje nga dëshmia e Murselit.

Murseli ka deklaruar po ashtu se me Granit Plavën është njoftuar përmes Kushtrim Kokallës, të cilin i dyshuari për porositjen e vrasjes e ka djalë të dajës.

 

naim murseli liridona ademaj

Lini një Përgjigje