TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Shkurt 2026, 13:51

U përmend në dosjen "Epstein", reagon ish-presidentja e Kosovës: Raportimet janë mashtrim

Shkruar nga Pamfleti
U përmend në dosjen "Epstein", reagon ish-presidentja e
Atifete Jahjaga

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar publikisht pas raportimeve mediatike që e lidhin emrin e saj me dosjen “Epstein”, të publikuar së fundmi nga Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Në një sqarim zyrtar, Jahjaga i ka cilësuar këto raportime si të pavërteta, të pabaza dhe mashtruese për opinionin publik.

“Raportimet mediatike për “lidhjen time” me dosjen “Epstein” janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë. Përmendja e emrit tim nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me mua. Emri im askund nuk përmendet në asnjë lloj dokumenti të publikuar.

Në këtë email te palëve të treta permendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili, dhe nuk permendet kerkesa per takim në emër të tij apo të saj. Çdo raportim ndryshe është insinuate dhe mashtrim i opinionit, siç mund te verehet lehtë nga dokumentet. Kërkoj që ky sqarim të jepet në mediat të cilat e kanë lakuar emrin tim, sidomos meqenëse as nuk e kam njohur, as takuar dhe as nuk kam kërkuar takim me personin në fjalë në asnjë pozitë që kam mbajtur deri më tani", sqaron ish-presidentja. 

Reagimi i ish-presidentes vjen pas publikimit, më 29 janar, të mijëra dokumenteve të dosjes Epstein nga autoritetet amerikane. Në mesin e tyre ndodhet edhe një email i vitit 2012, ku një person me emrin “Daniel”, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, përmend “Presidentin e Kosovës” në një kontekst të përgjithshëm, pa emër konkret dhe pa prova për ndonjë takim të zhvilluar. Në atë periudhë, detyrën e Presidentes së Kosovës e ushtronte Atifete Jahjaga, çka ka nxitur spekulime dhe raportime mediatike, të cilat ajo i ka hedhur poshtë kategorikisht.

 

atifete jahjaga dosja epstein

Lini një Përgjigje