
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në Mitrovicë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orë 14:00, në rrugën ‘Ilaz Kodra’. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjeksor.
Ndërkohë që autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar nga Policia e Kosovës, si dhe është sekuestruar arma e krimit. Nga ana tjetër grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e plotë të rastit.
“Sot rreth orës 14:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një person të plagosur në Mitrovicë nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Ilaz Kodra’. Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet se ka plagosur viktimën. Në cilësinë e provës materiale, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri. Hetuesit, në koordinim me prokurorin e rastit po i vazhdojnë procedurat hetimore lidhur me këtë rast”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Lini një Përgjigje