TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Janar 2026, 22:10

Albin Kurti “imiton” Ramën, kërkon rritjen e numrit të ministrive nga 15 në 19

Shkruar nga Pamfleti
Albin Kurti “imiton” Ramën, kërkon rritjen e numrit
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka propozuar rritjen e numrit të ministrive në Qeverinë e Kosovës, duke e çuar atë nga 15 në 19 dikastere. Propozimi është prezantuar në Kuvend dhe parasheh ndarjen e disa ministrive ekzistuese në dysh, me synimin për riorganizim dhe funksionalizim më të mirë të ekzekutivit.

Shpalosja e strukturës së re ministrore është bërë në dy raste gjatë vitit të kaluar. Fillimisht në muajin tetor, kur kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ishte i mandatuar për kryeministër, e më pas një muaj më vonë, kur nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, kërkoi besimin e deputetëve për të udhëhequr qeverinë.

Në mesin e ndryshimeve të propozuara është edhe formimi i Ministrisë për Familjen dhe Mirëqenien Sociale, si dhe krijimi i Ministrisë për Administratë Publike dhe Digjitalizim. Po ashtu, parashihet që Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë t’i bashkohet edhe Integrimi Evropian, duke zgjeruar kompetencat e këtij dikasteri.

Sipas Vetëvendosjes, rritja e numrit të ministrive synon adresimin më efikas të prioriteteve qeveritare dhe ndarjen më të qartë të përgjegjësive institucionale. Megjithatë, ky propozim pritet të diskutohet më tej në Kuvend dhe ka nxitur debat politik lidhur me kostot dhe nevojën për zgjerim të kabinetit qeveritar.

kurti ministri

Lini një Përgjigje