TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Janar 2026, 13:31

Kuvendi i LDK, Abdixhiku: Përgjegjësia është e imja, paraqes dorëheqjen

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi i LDK, Abdixhiku: Përgjegjësia është e imja, paraqes
Kuvendi i LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,  ka pranuar se përgjegjësi kryesore për rezultatin e 28 dhjetorit është e tij.

Para delegatëve të Kuvendit të LDK-së, ai ka thënë se vendimmarrja për të ardhmen e LDK-së do të vendoset në këtë Kuvend.

Ai ka bërë me dije se askush tjetër nuk do të mund të vendos për fatin e LDK-së.

“Më lejoni t’i heq të gjitha dyshimet, dhe të them po, se përgjegjësia është e imja. Dhe se po, vendimmarrja do t’u kthehet juve. Nuk lejoj askush tjetër të vendos për fatin e LDK-së, përveç Kuvendit”, ka thënë Abdixhiku.

Para delegatëve, Abdixhiku ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen e tij para delegatëve të Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë.

Ai theksoi se vendimi përfundimtar tani i takon vetë këtij forumi. Abdixhiku njoftoi se me ndjenjë të plotë përgjegjësie ia paraqet Kuvendit dorëheqjen nga posti i kryetarit, me qëllim që çështja e votëbesimit të vendoset drejtpërdrejt para delegatëve, raporton Dukagjini.

“Të dashur delegatë, me përgjegjësi të plotë po ia paraqes Kuvendit të LDK-së dorëheqjen time nga detyra e kryetarit, në mënyrë që ky Kuvend të vendosë për votëbesimin,” u shpreh Abdixhiku.

Ai theksoi se ky veprim nuk ka për qëllim krijimin e krizave apo përçarjeve brenda partisë, por qartësimin e drejtimit politik që duhet ndjekur në të ardhmen.

“Nuk e bëj këtë për të shkaktuar krizë, por për të sqaruar rrugën që duhet të ndjekim përpara. Nuk e bëj për ta ndarë LDK-në, por për ta forcuar dhe bashkuar atë,” tha ai, duke iu drejtuar delegatëve me pyetjen se si e shohin vazhdimin e tij si kryetar dhe të ardhmen e partisë.

ldk kuvendi abdixhiku

Lini një Përgjigje