LDK ka mbledhur Kuvendin e saj, pas rezultatit katastrofik në zgjedhjet e fundit parlamentare, ndërsa Lumir Abdixhiku ka paraqitur dorëheqjen para delegatëve.
Por ai do të hyjë në garën për kreun e kësaj partie, pasi siç u shpreh i takonte anëtarëve të LDK-së dhe askujt tjetër të përcaktonin se kush do të drejtonte këtë parti.
Por duket se fjalimi i Abdixhikut, gjatë Kuvendit të jashtëzakonshëm, nuk është pëlqyer nga të gjithë kandidatët.
Pas përfundimit të fjalimit, Abdixhiku u duartrokit nga shumica e delegateve, por disa nga figurat duket se kanë mbajtur një distancë nga kreu i dorëhequr.
Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami dhe Arben Gashi janë identifikuar si figurat që nuk e mbështesin më Abdixhikun, madje nuk kanë nguruar që të mos reagojnë aspak ndaj fjalimit të tij, teksa salla u pushtua nga ovacionet.
Ky qëndrim mund të ketë ndikuar që Abdixhiku, në pjesën e fundit të fjalimit të tij, të kritikojë ata që ia kanë kërkuar dorëheqjen e parevokueshme.
Lini një Përgjigje