TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Shkurt 2026, 17:08

Emri i ish-presidentes së Kosovës del në mesazhet e Epstein

Shkruar nga Pamfleti
Emri i ish-presidentes së Kosovës del në mesazhet e Epstein
Jeffrey Epstein dhe ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga

Publikimi i dytë i dosjeve të Jeffrey Epstein ka shkaktuar një kaos të madh në mbarë botën, për shkak të numrit të lartë të politikanëve, biznesmenëve dhe njerëzve të njohur që dalin të përfshirë.

Në mënyrë surprizuese, në dosje rezulton se është përmendur dhe ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Në një email të dërguar nga një person me emrin “Daniel”, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, përmendet një princesh nga Tajlanda që do të ishte në New York së bashkë me Jahjagën.

Mesazhi është dërguar në vitin 2012. Atifete Jahjaga është presidentja e parë grua e Kosovës dhe shërbeu si Kryetare e Shtetit nga viti 2011 deri në vitin 2016. 

Në mesazhin e dërguar nuk flitet për përfshirje të ish-presidentes së Kosovës në skandalet e Epstein. Ajo thjesht thuhet se ndodhet së bashku me princeshln nga Tajlanda e cila d të dëshironte të takonte Epsteinin.

Emri i ish-presidentes së Kosovës del në mesazhet e Epstein
E-maili ku përmendet emri i ish-presidentes së Kosovës

Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York, Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës. Ajo do të donte t’ju takonte nëse keni kohë këtë javë“, thuhej në e-mail.

Kujtojmë se Kosova dhe Shqipëria përmendet edhe herë të tjera në dosjen e Epstein, ku diplomatë të ndryshëm flasin në kontekst fyes për vajzat shqiptare. Një tjetër mesazh tregonte se si një vajzë nga Tirana e cila kërkonte punë në SHBA, iu tha se duhe të dërgonte një video të saj para se t’i shqyrtohej aplikimi.

atifete jahjaga epstein dosje

Lini një Përgjigje