Një person ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur në një përleshje me armë zjarri në lagjen Aktash në Prishtinë.
Prishtina u trondit të dielën në mbrëmje nga një konflikt me armë zjarri në lagjen Aktash.
Mediat lokale raportojnë se në konflikt dyshohet se janë përfshirë dy familjet Sekiraqi dhe Capa, si shkak i përplasjeve që kanë pasur më parë.
Konflikti i armatosur la të paktën pesë persona të plagosur, ndërsa u raportua vdekja e njërit nga personat e përfshirë në ngjarje.
Deri më tani policia nuk ka dhënë asnjë informatë zyrtare për rastin, por numër i madh policësh ndodhen në vendngjarje.
Sipas Sinjalit, i vrari dyshohet se është Premtim Gashi ndërsa personat e plagosur janë: Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi, Valdrin Ademi.
Ndërkohë ka pasur edhe një reagim nga Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.
Kryeprokurori Gashi tha se përveç 5 të plagosurve, Policia ka ndaluar edhe një person tjetër, ndërsa janë në kërkim të së paku edhe dy personave të tjerë të dyshuar.
“Bashkë me prokurorin kujdestar, me krimteknikën, policët shtesë të angazhuar. Janë dy familje të cilat si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme kanë qenë të përfshira edhe sot në ngjarje”- tha Gashi.
Në anën tjetër siç konfirmoi kryeprokurori Gashi “Një person është i ndaluar për një vepër penale të mëhershme, është ngritur aktakuzë të enjten, për të Prokuroria e Prishtinës ka kërkuar edhe masën e vazhdimit të paraburgimit” – tha ai.
I shpalluri në kërkim dyshohet se është Shkumbin Sekiraqën.

Lini një Përgjigje