TAGS-AT E JAVËS

Kosova18 Mars 2026, 09:47

Tragjedia në Vjenë, kryeministri Kurti: Jemi të tronditur, ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Vjenë, kryeministri Kurti: Jemi të tronditur,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në një kantier ndërtimi në Vjenë, ku humbën jetën katër persona, mes tyre tre shtetas nga Kosova.

Ai ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurit nga kjo ngjarje e rëndë, ndërsa ka bërë të ditur se institucionet janë në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën e Kosovës në Vjenë për të ofruar mbështetjen e nevojshme.

“Na ka tronditur thellësisht lajmi për vdekjen tragjike të disa personave në Austri. Sipas informacioneve zyrtare nga Ambasada jonë atje, tre prej tyre janë identifikuar si qytetarë të Republikës së Kosovës. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe. Qeveria e Republikës së Kosovës është në komunikim të ngushtë me Ambasadën tonë në Vjenë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme”, thuhet në postimin e Kurtit.

 

Lini një Përgjigje