Një person i dyshuar për vrasjen e ndodhur gjatë ditës në Gjakovë është vetëdorëzuar në polici pasditen e sotme.
Ngjarja u regjistrua në orët e para të ditës në një lokal të qytetit. Nga të shtënat me armë zjarri humbi jetën Rasim Binakaj, 38 vjeç, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur.
I dyshuari për krimin është pronari i lokalit ku ndodhi incidenti. Pas ngjarjes ai u largua nga vendi i krimit, ndërsa policia nisi kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Autoritetet bëjnë të ditur se personi në fjalë ka qenë i njohur edhe më herët për Policinë e Kosovës.
I plagosuri u transportua në Spitalin Rajonal të Gjakovës për trajtim mjekësor. Sipas shefit të emergjencës, gjendja e tij paraqitet stabile.
Policia ka regjistruar rastin si vrasje e rëndë dhe po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e ngjarjes.
Lini një Përgjigje