TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Mars 2026, 16:47

Sulmi në Banjskë, komandanti i KFOR-it: Serbia duhet t’i sjellë përgjegjësit para drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në Banjskë, komandanti i KFOR-it: Serbia duhet t’i

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ozkan Ulutash, ka thënë se shtetet anëtare të NATO-s janë ende të shqetësuara për dhunën që ndodhi në vitin 2023 në Banjskë dhe Zveçan, teksa përsëriti thirrjen e Sekretarit të NATO-s se ato presin që autoritetet serbe “të luajnë rolin e tyre” në këtë çështje.

Për mediat serbe ai ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë është paqësore dhe nuk theksoi ndryshime nga viti 2023, prej rastit në Banjskë dhe protestave të dhunshme të serbëve në veri.

Nuk kam vërejtur ndryshim të theksuar, por situata është ende e ndjeshme, që është rezultat i problemeve të pazgjidhura”, tha ai.

Sipas tij, kur thuhet se situata është e ndjeshme nënkupton se është mjedis i sigurt, por se tensionet politike nuk janë zhdukur.

Sa i përket bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë, Ulutash ka thënë se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës filloi më 2014 dhe e ka mbështetjen e shumë shteteve.

“Anëtarësimi në NATO nuk i parandalon anëtarët e aleancës të implementojnë marrëveshje shtesë në bashkëpunim, përfshirë stërvitjet ushtarake”, theksoi ai.

banjska kfor

1 Komente

  1. T
    Tony

    Hekuri rrihet sa eshte i nxehte. Po te donin Amerikanet e Europianet e shkrinin ose e tresnin Serbine si kripen ne uje. Jeni kokeboshe mjerane e i peruleni akoma Stamollit qe na shteroi per 500 vjet. Si ka mundesi qe Dardania quhet Kosove!? Si ka mundesi qe pranuat nje flamur qelbesire pa kuptim kombetar!? Si ka mundesi qe spiunoni njeri tjetrin e perfundoni ne gjyqe rrembythje "nderkombetare"!? Si ka mundesi qe "kosovaret" nuk kane ndihmuar asnje Shqiptar ne emigracion e Shqiptaret zemer flori i kane ndihmuar!? Si ka mundesi qe "kosovaret" thyenin me varre baterite e tankeve ne uzinen e tankeve ne Tirane, ne vitet 1994-96, per t'i marre plumbin, per llogari te serbit, Si ka mundesi qe muterit shqiptare te "maqedonise" hapen biznese ne Tirane e kercenoni qe, do ua shtypim koken e perfunduan ne hale!? Si ka mundesi qe deri ne 1998en benit be, pasha Turkin bre!? Si ka mundesi qe qelbesirat Osmani e Kurti mbajne largesi me Tiranen. Kushi pengoi te mbajne kufijte hapur e te shkojne e vijne vellazeria me njeri tjetrin. Si ka mundesi qe "kosovari" te me shkele medalionin me Flamrin Shqiptar ne mes te lokalit ne Londer!? Si ka mundesi qe Dardani i paster qe ishpetoi jeten me tha, mos e vrit kete qen se keta "kosovaret" vetem nje bisede kane ne maje te gojen, ah c'plazhe t'bukura paskish pas ajo Shqipnia e t'ja kishna marre bre!? Si ka mundesi qe "kosovaret" theken ne diell na plazhet e Shqiperise e bejne muhabet serbisht me ndyresirat serbe qe i vrane e i perdhunuan!? E hu a, u lodha!

    Lini një Përgjigje