TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Mars 2026, 10:36

Leje deri në 12 muaj/ Kurti: Zbatimi i ligjit për të huajt në koordinim me emisarin e BE-së

Shkruar nga Pamfleti
Leje deri në 12 muaj/ Kurti: Zbatimi i ligjit për të huajt
Albin Kurti

Qeveria planifikon leje të përkohshme për stafin shëndetësor, akademikët dhe studentët e huaj, si dhe një afat të ri për regjistrimin e gjendjes civile

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe për Automjete do të realizohet në bashkëpunim me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen.

Pas takimit me emisarin evropian, Kurti bëri të ditur se Qeveria do të marrë nga drejtuesit e komunave me shumicë serbe listat e personelit shëndetësor dhe akademik që ofron shërbime në Kosovë. Sipas tij, këto lista do të përdoren nga Ministria e Punëve të Brendshme për pajisjen e tyre me leje të përkohshme qëndrimi.

Qeveria do të pajiset nga krerët lokalë me lista të stafit shëndetësor dhe akademik që janë të angazhuar në ofrimin e këtyre shërbimeve. Lista do të shërbejë si bazë për dhënien e lejeve të përkohshme të qëndrimit për qytetarët e huaj që aplikojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

E njëjta vlen edhe për studentët e huaj që qëndrojnë në Kosovë, për të cilët krerët komunale do të ofrojnë listën e plotë.

Këtyre studentëve MPB do t’u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj me mundësi vazhdimi”, ka thënë ai.

Kurti theksoi se institucionet synojnë të shmangin çdo pengesë në funksionimin e shërbimeve publike, por shtoi se Kosova nuk mund të lejojë funksionimin e mekanizmave jashtë kuadrit ligjor.

Ai njoftoi gjithashtu se do të hapet një periudhë e re tre mujore për regjistrimin e fakteve të gjendjes civile nga qytetarët serbë.

Qeveria po ashtu do hapë një dritare të re 3-mujore për të mundësuar qytetarëve serbë të regjistrojnë faktet civile që deri më 15 mars 2026 janë regjistruar nga strukturat ilegale.

Në këtë periudhë aplikantëve do t’u lejohet përdorimi si mjet identifikimi i ID kartës të lëshuar nga strukturat jolegale”, ka shtuar ai.

 

kosova kurti ligji per te huajt

Lini një Përgjigje