TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Mars 2026, 15:46

Dekreti i Osmanit në Kushtetuese, Kurti thirrje opozitës për negociata mbi emrin e Presidentit: Nuk na duhen zgjedhje të reja

Shkruar nga Pamfleti

Dekreti i Osmanit në Kushtetuese, Kurti thirrje opozitës për

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vlerësuar si të domosdoshme një marrëveshje më opozitën për zgjedhjen e presidentit, pasi sipas tij, zgjedhjet e reja janë të panevojshme. Ai ka theksuar se sot do t’iu dërgojë ftesë liderëve të partive opozitare për t’u takuar në fillimin e javës që vjen, me qëllim që të diskutohet cështja e Presidentit.

Theksi duhet të vihet tek fakti që në vitin e kaluar kemi pasur katër palë zgjedhje dhe jam i bindur që nuk duhet të përsërisim atë në 2025. 2026 është viti i ri, nuk është as e drejtë, as e dobishme të kemi zgjedhje të përsëritura. Prandaj është e domosdoshme që të kemi marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit. Qytetarët e Republikës presin prej neve stabilitet institucional dhe jo zgjedhje të përsëritura, pra, nuk ka nevojë për zgjedhje të përsëritura; ka nevojë që sa më parë të kemi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të fillojë Kuvendi të punojë”, theksoi Kurti.

Ai shtoi se është domosdoshme që sa më parë të funksionalizohet Kuvendi dhe të mos shkojmë me zgjedhje të reja të panevojshme

Meqenëse mbi 120 milionë euro të marrëveshjeve të ndryshme ndërkombëtare na janë vonuar për shkak se nuk po punon Kuvendi i Republikës, dhe në anën tjetër zgjedhjet e reja do të kushtojnë së paku 10 milionë euro. Nuk bëhet fjalë tash se kush e ka shumicën. LVV ka fituar me 51.1 për qind dhe çështja është të kuorumi prej 81 deputetëve, dhe nuk besoj që na duhen zgjedhje të reja për të pasur garë se a po arrijmë 80 deputetë”, ka deklaruar Kurti.

Një ditë pasi kuvendi dështoi të zgjidhte presidentin e ri, Osmani nxorri një dekret për shpërndarjen e Kuvendit. Dekreti i saj është kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, e cila e ka çuar atë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Kjo gjykatë e ka pezulluar dekretin dhe punën e Kuvendit deri më 31 mars, në pritje të vendimit.

kurti osmani kushtetuesja

Lini një Përgjigje