TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Mars 2026, 13:56

Abdixhiku: Nis bashkimi i madh politik e qytetar, krizat po shterojnë Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

Abdixhiku: Nis bashkimi i madh politik e qytetar, krizat po shterojnë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se do të ‘’nis bashkimin e madh politik e qytetar rreth një projekti të përbashkët’’.

Kreu i LDK-së ka thënë se ky projekt tejkalon secilin, përfshirë dallimet e vogla, ambiciet e mëdha, si dhe, ka shtuar ai, hidhërimet e së shkuarës.

‘Dramat e sotme, krizat e përvitshme dhe fajësimet e pandalshme po e shterojnë Kosovën. Vendit i duhet një tjetër rrëfim. Një rrëfim që bashkon, që normalizon jetën politike, që zhvillon shtetin dhe e ankoron përgjithmonë në Perëndim’’, ka shkruar në rrjetet sociale Abdixhiku.

Postimi i Lumir Abdixhikut

Koha kërkon bashkim.

Të institucionalistëve, mbështetësve të Republikës dhe të gjithë udhëtarëve të rrugës euroatlantike.

Të gjithë këta kanë një shtëpi të përbashkët, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Prandaj, do të nis bashkimin e madh politik e qytetar rreth një projekti të përbashkët. Një projekti që tejkalon secilin prej nesh. Që tejkalon dallimet e vogla, ambiciet e mëdha dhe hidhërimet e së shkuarës. Ato në kohë krizash e përballë fateve të mëdha të së ardhmes, bëhen krejtësisht të parëndësishme.

Dramat e sotme, krizat e përvitshme dhe fajësimet e pandalshme po e shterojnë Kosovën. Vendit i duhet një tjetër rrëfim. Një rrëfim që bashkon, që normalizon jetën politike, që zhvillon shtetin dhe e ankoron përgjithmonë në Perëndim.

Le ta bëjmë.

Do ta bëjmë!

abdixhiku ldk kosova

Lini një Përgjigje