TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Mars 2026, 17:36

Grenell vijon lojën për 'rikthimin' e Thaçit, shpërthen ndaj Vjosa Osmani: Ajo po gënjen!  

Shkruar nga Pamfleti
Grenell vijon lojën për 'rikthimin' e Thaçit,
Vjosa Osmani dhe Richard Grenell

Kujtojmë që ky reagim i ashpër i Grenell, vjen 3 ditë pasi ky i fundit paralajmëroi rikthimin e Hashim Thaçi.

Ish emisari amerikan Ballkanin, Richard Grenell, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me administratën amerikane dhe mbështetjen për Kosovën.

Në një postim në rrjetin social X, Grenell ka akuzuar Osmanin se po gënjen dhe ka kritikuar qeverisjen aktuale në Kosovë.

“Ajo po gënjen. Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë po e shohim qartë këtë. Ajo do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike”, ka shkruar Grenell.

Reagimi i tij erdhi pasi Osmani deklaroi se administrata e dytë e Donald Trump është administrata më pro-kosovare në SHBA që nga koha e George W. Bush, dhe kur Kosova shpalli pavarësinë.

Në deklaratën e cituar, Osmani kishte thënë gjithashtu se administrata e Joe Biden kishte kërkuar vazhdimisht nga Kosova veprime të caktuara në raport me dialogun dhe zhvillimet politike në rajon.

Kujtojmë që ky reagim i ashpër i Grenell, vjen 3 ditë pasi ky i fundit paralajmëroi rikthimin e Hashim Thaçi. Grenell i  quajti lajm të mirë zgjedhjet e reja në Kosovë pasi Kuvendi nuk arriti të zgjedhë presidentin e ri. Ai këtë e lidhi edhe me rikthimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për rikthimin e Hashim Thaçi! Thaçi për Kryeministër”, shkruajti Grenell në X.

richard grenell vjosa osmani

Lini një Përgjigje