TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Mars 2026, 08:34

Kriza në Kosovë, a është funksional mandati i deputetëve?

Shkruar nga Pamfleti

Kriza në Kosovë, a është funksional mandati i

Në shqyrtim janë efekti juridik i afatit 30-ditor dhe kushtetutshmëria e dekretit të presidentes

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, vlerëson se mandati i deputetëve të Kuvendit aktualisht mbetet i pezulluar deri në momentin kur Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim për çështjen që po shqyrton.

Hasani sqaroi se procedurat e Gjykatës Kushtetuese nuk mbajnë sekret përmbajtjen e vendimeve. Sipas tij, i vetmi element që nuk bëhet publik është mënyra e votimit të gjyqtarëve, ndërsa çdo vendim publikohet në mënyrë të plotë.

Ai theksoi se Gjykata duhet të japë përgjigje për dy çështje kryesore. E para lidhet me efektin juridik të afatit 30-ditor në rast se ai tejkalohet. Çështja e dytë ka të bëjë me vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Hasani komentoi edhe kërkesën e Albulena Haxhiut dhe një grupi deputetësh që synon të detyrojë deputetët të qëndrojnë në sallë dhe të sigurojnë 80 vota për zgjedhjen e presidentit. Ai theksoi se një kërkesë e tillë nuk mund të zbatohet, pasi një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2015 përcakton se deputetët nuk mund të detyrohen të kryejnë një veprim të tillë.

Sipas tij, seanca e thirrur nga Haxhiu nuk ka bazë reale, pasi mbështetet në një interpretim të pasaktë të Kushtetutës dhe të standardeve të gjyqësorit në Kosovë.

 

kosova kuvend kriz

Lini një Përgjigje