TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Mars 2026, 17:26

“Të pushkatohet Vjosa Osmani”/ Prokuroria e Kosovës nis hetim për kërcënimet ndaj Presidentes

Shkruar nga Pamfleti

“Të pushkatohet Vjosa Osmani”/ Prokuroria e Kosovës nis

Prokuroria Speciale e Kosovës ka hapur hetim për kërcënimet e drejtuara ndaj presidentes Vjosa Osmani. Institucioni e ka regjistruar rastin si vepër penale që lidhet me dhunën ndaj përfaqësuesve të lartë të shtetit.

Sipas Prokurorisë Speciale, procedimi penal lidhet me dispozitat e Kodit Penal të Kosovës që trajtojnë veprat kundër përfaqësuesve të lartë të Republikës. Hetimi është iniciuar pas publikimit të mesazheve kërcënuese ndaj presidentes.

Prokuroria ka autorizuar Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës për të kryer veprimet hetimore. Policia duhet të mbledhë prova dhe të sqarojë rrethanat e rastit, me qëllim mbrojtjen e rendit juridik dhe sigurisë së zyrtarëve dhe qytetarëve.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik, se sot ka iniciuar rast penal në lidhje me kërcënimet ndaj presidentes së Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani-Sadriu, në drejtim të veprës penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve së lartë të Republikës së Kosovës, nga neni 121 lidhur me nenin 119 paragrafi 1 , nënparagrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Debati publik u nxit edhe nga reagimet në rrjetet sociale të Halil Gecit. Ai e cilësoi si tradhti vendimin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit. Presidentja ndërmori këtë hap pasi Kuvendi nuk arriti të zgjedhë presidentin e ri brenda afatit kushtetues.

Presidenca reagoi ndaj gjuhës që përfshin thirrje për ekzekutim të presidentes. Sipas reagimit institucional, përdorimi i termave të tillë në debat politik përbën nxitje të urrejtjes dhe normalizon dhunën politike. Institucioni i presidentit u bëri thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të trajtojnë rastet e kërcënimeve sipas ligjit dhe me urgjencë.

osmani rama

Lini një Përgjigje