Osmani tha se cilido vendim i Gjykatës për të do të jetë i mirëseardhur.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se për dekretin që iu drejtua Kushtetueses është konsultuar me dhjetëra juristë. E pyetur a është e lirë Gjykata të marrë një vendim të pavaruar në rastin e saj, ajo tha do të duhej të ishte e lirë dhe shpreson që askush të mos tentojë presion ndaj gjykatës.
Osmani tha se cilido vendim i Gjykatës për të do të jetë i mirëseardhur.
“Unë nuk jam Pejgamber që të mos bëj asnjëherë në jetë gabime. Prandaj ekziston Gjykata Kushtetuese. Edhe për president paraprak edhe për kuvend edhe për këtë kryeministër, ka dhjetëra herë që e kanë shkelur Kushtetutën. Përderisa unë jam e bindur vetëm duke u bazuar në interesin publik e kam marrë këtë vendim
Ky nuk ka qenë një vendim që e kam marrë vetë, por pasi kam konsultuar dhjetëra juristë edhe nga kabineti im dhe jashtë tij. Të gjithë njëzëri e kan pas të njëjtin vlerësim”, tha Osmani në Çim Peka Live.
Lini një Përgjigje