TAGS-AT E JAVËS

Kosova12 Mars 2026, 14:52

KQZ pezullon partinë e Behgjet Pacollit, AKR rrezikon shkrirjen

Shkruar nga Pamfleti
KQZ pezullon partinë e Behgjet Pacollit, AKR rrezikon shkrirjen
Behgjet Pacolli

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi të enjten të pezullojë partinë Aleanca Kosova e Re (AKR), e themeluar nga Behgjet Pacolli, për shkak se ka dështuar t’i organizojë zgjedhjet e brendshme brenda afatit.

Sipas KQZ-së, AKR-ja ishte e detyruar t’i mbajë zgjedhjet e brendshme deri më 25 shkurt 2026. Por pavarësisht paralajmërimeve, partia nuk ka dhënë ndonjë njoftim se do ta organizojë Kuvendin e brendshëm.

Vendimi i KQZ-së e detyron AKR-në që brenda 45-ditësh të kryejë procesin e zgjedhjeve të brendshme.

“Nëse nuk e organizon, atëherë partia çregjistrohet”, thuhet në ultimatumin e KQZ-së.

akr pacolli kqz

Lini një Përgjigje