TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Mars 2026, 11:46

Policia ndal BMW-në me targa zvicerane, gjendet kokainë dhe armë zjarri 

Shkruar nga Pamfleti

Policia ndal BMW-në me targa zvicerane, gjendet kokainë dhe armë

Policia e Prishtinës ka sekuestruar një armë zjarri dhe substanca narkotike gjatë një kontrolli rutinë ndaj një automjeti tip BMW me targa zvicerane.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, kur policia gjatë patrullimit ka ndaluar automjetin për kontroll rutinë.

Gjatë kontrollit trupor ndaj të dyshuarit Shkëlqim Rexhepi, në xhepin e pantallonave të tij është gjetur 0.9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të veturës në bagazh, policia ka gjetur edhe një armë zjarri, për të cilën Yll Sadiku ka deklaruar se i përket atij.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i gatshëm, i cili ka udhëzuar që të ngrihen akuzat “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas procedurave policore, Shkëlqim Rexhepi është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa Yll Sadiku është ndaluar për 48 orë.

prishtine policia kontrolle

Lini një Përgjigje