TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Qershor 2023, 22:13

Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç: Po pres një propozimin nga Perëndimi

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç: Po pres
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbrëmjen e sotme tha se nuk e di se cila është zgjidhja për shtensionimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe se po pret të dëgjojë propozimet e zyrtarëve perëndimorë që vijnë në Beograd.

“Vetëm nga e hëna, kur të dëgjoj Lajçakun dhe Escobarin, atëherë do t’i thërras serbët nga Kosova për t’u konsultuar. Nuk e di se çfarë ka menduar dikush si rrugëdalje”, tha Vuçiç për televizionin Prva.

Presidenti i Serbisë, ka thënë gjithashtu se përplasjen në veri e ka shkaktuar Policia e Kosovës dhe jo forcat e KFOR-it, siç është menduar fillimisht.

Ai ka paralajmëruar se nesër do ta vizitojë të lënduarit nga përplasjet e serbëve me forcat e KFOR-it.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun, Miroslav Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, javën e ardhshme do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin.

Vizita e tyre vjen në mes të tensioneve në veri të Kosovës, ku grupe të serbëve lokalë në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, kanë protestuar për një javë kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.

vuçiç kosova shba

Lini një Përgjigje