TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Shtator 2023, 18:45

Tensionet në Veri/ Rusët inkurajojnë Vuçiçin dhe sulmojnë KFOR-in, NATO blindon kufirin me Serbinë

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet në Veri/ Rusët inkurajojnë Vuçiçin dhe
Ambasadori rus

Teksa serbët inkurajojnë nxitjen e konfliktit dhe nuk i tërheqin veshin Serbisë, NATO ka marrë masa. Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka njoftuar shtimin e patrullimeve në Veri...

Rusia i ka dalë në mbështetje të hapur Serbisë, edhe pse dje u qëllua mizorish një polic i Kosovës në krye të detyrës. Vuçiç që me mëngjes sot shkoi e raportoi te ambasadori rus, ndërsa sot pasdite Aleksandar Bocan-Kharchenko ka folur par mediat.

Ai ka bërë përgjegjës Kurtin për atë që ndodh në veri, duke vijuar me telenovelën se Prishtina po kërkon të pushtojë veriun. Po ashtu ai sulmoi Perëndimin dhe veçanërisht KFOR.

Fakti është se dialogu formalisht zhvillohet si mbulesë e asaj që realisht po ndodh në Kosovë sepse nuk jep rezultate dhe as kontaktet diplomatike me përfaqësuesit e vendeve kryesore perëndimore”, tha Bocan-Harchenko.

Ambasadori rus në Serbi tha se qëllimi i Perëndimit është t'i mundësojë Prishtinës të vendosë kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e Kosovës nën patronazhin ndërkombëtar, duke përfshirë praninë ushtarake

Nuk mund të them se paqeruajtësit nuk luajtën asnjë rol këtu, sepse në këtë rast ata e pranuan përshkallëzimin, e pranuan përdorimin e forcës kundër civilëve. Perëndimi po ndihmon Kurtin të vazhdojë të zbatojë politikën e shtypjes së serbëve dhe të vetë Serbisë, me fjalë të tjera të zbatojë politikën e rrezikimit të paqes në Ballkan”, tha ai.

Por teksa serbët inkurajojnë nxitjen e konfliktit dhe nuk i tërheqin veshin Serbisë, NATO ka marrë masa. Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani ka njoftuar sot se ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin Albin Kurti, duke deklaruar se do të rritet prania e KFOR në veri, sidomos në pikat kufitar mes dy vendeve.

"Italia është faktor paqeje në Ballkan. Kam folur me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti. U kam kërkuar që të dy të inkurajojnë dialogun mes dy palëve", ka shkruar Tajani në rrjetin social X (Twitter).

Ai ka thënë se me ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Guido Croceto, është rënë dakord që të punohet në forcimin e pranisë së KFOR-it në “kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe parandalimin e konflikteve të mëtejshme”.

Përfaqësues të NATO kanë folur edhe për “Kosova Online”, duke konfirmuar se do ketë më shumë angazhim në Veri.

"Nëpërmjet KFOR-it, NATO gjithmonë do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin tonë të OKB-së", tha zyrtari i NATO-s.

Lini një Përgjigje