
Mediat serbe kanë nxjerr të dhëna mbi personat që u vranë dje nga policia e Kosovës.
Sipas tyre, nga përplasja me armë të vrarë tre serbë, mes tyre edhe Igor Milenkoviç.
Sipas medias pranë qeverisë, “Novosti”, Igor Milenkoviç (50) është baba i dy fëmijëve, ndërsa ka punuar si shofer i ambulancës në Qendrën Klinike dhe Spitalore të Mitrovicës.
“Kujtojmë se natën e së shtunës dhe të dielës, pjesëtarët e policisë tentuan të heqin barrikadat e ngritura nga një grup serbësh të armatosur në hyrje të Banjskës. Me atë rast ka pasur shkëmbim zjarri dhe ka mbetur i vrarë një polic shqiptar. Kjo u pasua me të shtëna disa orëshe, gjatë të cilave u vranë edhe të rinjtë serbë”, shkruan media në fjalë.
Lini një Përgjigje