TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Shtator 2023, 15:23

Sulmi terrorist në Kosovë, Sveçla: I përfshirë edhe Milan Radojiçiç, dokumentet e tij u gjetën brenda manastirit

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi terrorist në Kosovë, Sveçla: I përfshirë edhe

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në konferencën ku po informohet publiku lidhur me arsenalin e armëve, uniformave dhe pajisjeve logjistike të konfiskuara nga Policia në veri, deklaroi se janë gjetur edhe dokumente të Milan Radojiçiçit, i cili është në listën e zezë të SHBA-së dhe i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit.

Sveçla ka thënë se kjo dëshmon lidhjen apo pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Radojiçiçit në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës dje në orët e para të mëngjesit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Ministri i Brendshëm deklaroi gjithashtu se ekspertët vendor dhe të huaj kanë vërtetuar se për këtë sasi armatimi dhe përgatitje të tilla, duhen së paku disa muaj. Duke hedhur poshtë kështu idenë se sulmi është përgatitur aty për aty dhe duke përforcuar akuzën se ky sulm është planifikuar prej muajsh.

Organizim terrorist që është udhëhequr dhe urdhëruar direkt nga Beograd. Nga eskpertë vendor dhe të huaj është vërtetuar se për sasi armatimi dhe këto përgatitje duhen së paku disa muaj. Pra nuk ka të bëjë asgjë me një organizim ad-hoc, të shpejtë dhe të ditëve të fundit. Në këto materiale, poashtu kemi gjetur dokumente të kriminelit që poashtu është në listën e zezë të ShBA’së, Milan Radojicic, dokumente këto që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të tij në këtë aksion”, ka thënë Sveçla para gazetarëve.

kosovë dokumentet

Lini një Përgjigje