TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Shtator 2023, 15:23

Disa prej terroristëve serbë arritën të largohen nga manastiri, Drejtori i Policisë së Kosovës jep detaje nga operacioni dje

Shkruar nga Pamfleti

Disa prej terroristëve serbë arritën të largohen nga

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka shpalosur të dhëna të reja për operacionin e djeshëm të Policisë së Kosovës, të cilin e cilësoi si operacioni më i suksesshëm që nga paslufta

Hoxha ka shtuar se policia u sulmuan me armë të zjarrit dhe mjete shpërthyerës

Pas sulmit ku mbeti i vrarë një polic në koordimin me EULEX-in dhe KFOR-in kemi marrë të gjitha veprimet e nevojshme. Në një kohë të shkurtër kemi bërë lokalizimin e personave të dyshuar të cilit ishin të vendosur përreth manastirit të Banjskës, që ishin të armatosur me armë të gjata përfshirë edhe raketahedhës”, ka thënë Hoxha.

Ai ka shtuar se në pamjet e siguruara nga Policia e Kosovës shiheshin edhe automjete të ndryshme që po përdoreshin nga sulmuesit dhe një autoblindë. Po ashtu ai ka konfirmuar se disa persona janë larguar në këmbë nga manasitri duke i shpëtuar arrestimit.

Lini një Përgjigje