
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje nga sulmi i djeshëm në veri të Kosovës.
Ai tha se brenda makinës së sulmuesve serbë janë gjetur harta e plane që tregojnë se sulmi i terrorist ishte i organizuar dhe i mirmenduar. Deklarata e tij u bë gjatë ekspozimit të armatimit që u gjet në manastirin ku u strehuan terroristët serbë.
Në shifra më të mëdha të armatimit janë eksplozivet, 150 cope eksploziv, dinamit, 23 detonator elektrik, afër 20 shurdhues për AK47 dhe mbi 230 karikator për AK47.
Përveç armatimit u janë gjetur edhe mjete tjera të punës, kazma, lopata, sëpata dhe sharra te dorës – afër 50.
4 kamera të sigurisë, 3 dronë, 30 armë AK47, 6 mitraloz a29, 21 antiplumba, 32 radiolidhje, 150 uniforma ushtarake
Në një deklaratë për mediat Zveçla, u shpreh se ky organizim është bërë me urdhër të Beogradit.
“Në vetura janë gjetur harta e plane që tregojnë për organizmin e gjatë dhe të mirëmenduara. Kemi të bëjmë me organizmin terrorist të urdhëruar direkt nga Beogradi. Ai është nënkryetar i listës serbë. Harta e këtij plani është më e qartë se kurrë. Edhe disa nga pjesëtarët e këtij grupi terrorist që janë identifikuar. I gjithë ky armatim i sekuestruar ka qenë pjesë e operacionit të djeshëm. Ka pasur një plan të përfshirjes së qindra personave të përfshirë në plan”, u shpreh Sveçla.

Nga ana tjetër ai u shpreh se 6 agresorë janë plagosur dhe po mbahen në Novi Pazar. Ai kërkoi nga Serbia që t’i dorëzojë të autoritet e Kosovës në mënyrë që ata të përballen me drejtësinë.
“Ishin njësi profesionale dhe specialë të mbështetur nga Serbia. Ata individë, sipas pamjeve, përveç aftësive dhe armatimeve kanë pasur mjete të rënda si autoblinda me të cilët kanë zhvilluar sulmin e tyre. Plani i Vuçiçit tashmë ka dështuar. Nga shkëmbimet e zjarrit kanë mbetur 3 të vrarë të gjithë me uniforma, janë arrestuar 2 të tjerë dhe 4 persona që kanë qenë mbështetës në këtë aktivitet. Një prej të arrestuarve ishin të plagosur, atij i është dhënë ndihma e parë në QKUK. Asnjë civil nuk është lënduar nga ky operacion. 6 terroristë të plagosur po marrin ndihmën dhe i kërkojmë Serbisë të na i sjellë dhe t’i çojmë para drejtësisë”, thotë Sveçla.



Lini një Përgjigje