TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Shtator 2023, 14:20

Sulmi në Veri, zyrtari serb zbulon prapaskenat: Dikush nga Manastiri i Banjskës tradhtoi Vuçiçin

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në Veri, zyrtari serb zbulon prapaskenat: Dikush nga Manastiri i

Dikush nga Manastiri i Banjskës e tradhtoi presidentin serb Aleksandar Vuçiç, i tha sot “The Geopost”-it një burim i lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë.

“Ditën e djeshme dikush e ka tradhtuar Presidentin Vuçiç, dhe se këtë do ta hetojnë shërbimet serbe të inteligjencës”, theksoi burimi.

Sipas tij, Vuçiç është tradhtuar lidhur me rezistencën në Banjska.

“Së paku 6 serbë janë vrarë. Aksioni nuk do të duhej të përfundonte kështu, me këtë bilanc. Kjo e dëmton shumë Vuçiçin dhe institucionet e Serbisë edhe te serbët e Kosovës, edhe pozicionin e Serbisë në dialog”, ka thënë burimi nga strukturat e sigurisë serbe.

Dje, më 24 shtator, në fshatin Banjska, serbë të armatosur, në orët e para të mëngjesit kanë vrarë një efektiv të policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Më pas, njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë neutralizuar terroristët, të cilët u strehuan në Manastirin ortodoks në fshat.

Gjatë aksionit, janë vrarë së paku 3 serbë, të cilët “The Geopost” raporton se janë serbë të Kosovës, ndërsa 2 të tjerë janë kapur të gjallë.

Në mbrëmje, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë për media tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurtin është fajtori i vetëm për sulmin në Veri.

sulm veri zyrtari serb vucic tradheti

Lini një Përgjigje