TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Shtator 2023, 13:19

Vrasja e efektivit në veri, ambasadori gjerman kritikon Listën Serbe: Kur do ta dënoni sulmin ndaj policisë së Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e efektivit në veri, ambasadori gjerman kritikon Listën Serbe:

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka kritikuar heshtjen e partisë më të madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe për sulmin që iu bë policisë në veri të vendit, ku një efektiv humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

Përmes një postimi në platformën “X”, ambasadori Rohde ka shkruar se kur Lista Serbe do ta ndalë këtë heshtje dhe t'i bashkohet të gjithëve në qëndrimin kundër atij sulmi.

"Si e gjithë bota përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe, janë të tronditur dhe dënuan ngjarjen e djeshme: Pyes veten nëse edhe Lista Serbe do ta ndalë heshtjen dhe do të na bashkohet të gjithëve në qëndrimin tonë të qartë kundër këtij sulmi vrastar ndaj Policisë së Kosovës", shkruan Rohde.

Kujtojmë se ditë më parë nënkryetari i Listës Serbe, i cili është edhe në listën e personave të sanksionuar nga SHBA-të, Milan Radoiçiq kërcënoi kryeministrin Albin Kurti duke thënë se “koha do të tregojë se kush do të pësojë dhe do të paguajë në fund”.

vrasje ambasadori gjerman lista serbe

Lini një Përgjigje