TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Shtator 2023, 13:17

“Nga dje asgjë më nuk mund të jetë njësoj në Kosovë”, çfarë po paralajmëron Albin Kurti?

Shkruar nga Pamfleti
“Nga dje asgjë më nuk mund të jetë njësoj në
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur sot në mbledhjen përkujtimore për policin e vrarë në veri, Afrim Bunjakun.

Bunjaku u vra gjatë një sulmi terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

“Nga dje asgjë më nuk mund të jetë njësoj. Faktet dolën sheshazi para syve tanë, para bashkësisë ndërkombëtare, para secilit që ka kurajë dhe vullnet për ta parë të vërtetën e rajonit në të cilin jetojmë”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se Kosova veproi me maturi dhe në përputhje me natyrën e saj perëndimore.

“Sot përballë e pranë portretit të Afrim Bunjakut dhe përballë veprës së tij heroike përkulemi me nderime dhe respekt, si dhe zotohemi për drejtësi dhe kujdes”,-u shpreh Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet për rënien në krye të detyrës së dëshmorit, Afrim Bunjaku. Prej 22 vitesh, ai ka shërbyer si pjesë e uniformave të policisë së Kosovës, duke merituar edhe titullin hero i Republikës së Kosovës.

Ky reagim profesional dhe i matur i Kosovës dje, ishte në përputhje me vetë natyrën e shtetit tonë demokratik dhe perëndimor. Bunjaku ishte i martuar dhe ishin prindër të 3 fëmijëve. 22 vite të kaluara në policinë e Kosovës, vite shërbimi dhe sakrifice që e bëjnë hero të Kosovës Afrim Bunjakun. Sot përkulemi me nderime me respekt si dhe zotohemi për të vënë drejtësi. Lavdi rreshter Afrim Bunjakut, hero i Republikës së Kosovës.”- tha Kurti.

 

albin kurti

Lini një Përgjigje