
Një ditë pas sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër, uniformat blu kanë prezantuar gjithë arsenalin e armëve të zjarrit që kanë sekuestruar më 24 shtator në Zveçan.
Në shifrat e bëra publike nga policia, thuhet se janë sekuestrua 1 makinë e rëndë blinduar, 24 makina të tjera dhe 2 motor 4×4, mjete të cilat dyshohet se janë përdorur nga grupi terrorist.

Në shifra më të mëdha të armatimit janë eksplozivet, 150 cope eksploziv, dinamit, 23 detonator elektrik, afër 20 shurdhues për AK47 dhe mbi 230 karikator për AK47.

Gjithashtu janë sekuestruar:
-4 kamera sigurie
-3 dronë
-30 armë AK47
-6 mitraloza
-29 zolla te mbushura
-21 antiplumba
-32 radiolidhje
-150 uniforma ushtarake

Përveç armatimeve janë gjetur edhe mjete tjera të punës, kazma, lopata, sopata dhe sharra te dorës – afër 50.

Sipas asaj që njofton Policia e Kosovës, numri i armëve të sekuestruara dhe municioneve mund të ritet ende, pasi po kërkohet ende për armë të fshehura nëpër zonë.
Lini një Përgjigje