
Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, si pasojë e një sherri të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, bëri të ditur se njësitet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, janë angazhuar për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Deri tani nuk janë bërë publike detaje lidhur me motivet apo personat e përfshirë, ndërsa autoritetet theksojnë se hetimet janë në zhvillim.
Lini një Përgjigje