TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Prill 2026, 17:18

Edward Joseph: Zgjedhja e Presidentit mund t’i japë Kurtit mbështetje ndërkombëtare!

Shkruar nga Pamfleti
Edward Joseph: Zgjedhja e Presidentit mund t’i japë Kurtit
Eksperti amerikan i menaxhimit të konflikteve, Edward P. Joseph

Eksperti amerikan i menaxhimit të konflikteve, Edward P. Joseph thotë se kryeministri Albin Kurti duhet ta shfrytëzojë humbjen e Viktor Orbanit në Hungari dhe të bëjë që Kosova, në sytë e ndërkombëtarëve të mund të shfaqet si “një burim stabiliteti”. Për ta arritur këtë, Joseph tha se Kurti duhet të heqë dorë nga populizmi i tij përçarës.

Ai duhet të ndërtojë konsensus për një president të ri, duke shmangur zgjedhjet e përsëritura që janë të panevojshme dhe shpërqendruese”, tha ai në një intervistë për ‘REL’.

Kjo gjë, sipas Joseph, mund t’i japë Kosovës mbështetje të re në Bruksel, në kryeqytetet e BE-së dhe në Uashington.

Ashtu siç administrata Trump nuk është e interesuar për lojërat e Vuçiqit, ajo nuk është e interesuar as për ato të Kurtit. Pezullimi i Dialogut Strategjik shtatorin e kaluar ishte dëshmi për këtë”, shtoi ai.

Joseph tha më tej se Kurti ka mundësinë të ndryshojë perceptimin që e dëmton Kosovën, se ai është një nxitës problematik.

Ai mund të tregojë se ai dhe Kosova janë partnerë të vlefshëm për BE-në, NATO-n dhe SHBA-në. Humbja e Orbanit i heq Beogradit mbrojtësin e tij kryesor brenda BE-së, ndërsa njëkohësisht dobëson aleatët e Vuçiçit në Uashington dhe Moskë. Dhe, siç është parë, administrata Trump nuk i ka ofruar Vuçiçit mbështetje të fortë siç i ka dhënë Orbanit. Budapesti mori një zgjatje njëvjeçare për importin e naftës dhe gazit rus, ndërsa Beogradi u përball me sanksione ndaj NIS-it, që çuan në mbylljen e rafinerisë në Pançevë. Kjo do të thotë se tani ka edhe më pak arsye që Uashingtoni ta mbështesë Vuçiçin”, tha ai.

kosova kurti ndërkombëtarët

Lini një Përgjigje