TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Prill 2026, 16:48

Presidenti në Kosovë, LDK kundër kandidatëve nga VV: Më mirë drejt zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti në Kosovë, LDK kundër kandidatëve nga VV: Më
Kuvendi i Kosovës

Kur kanë mbetur pothuajse edhe dy javë nga afati përfundimtar që Kuvendi i Kosovës ka për zgjedhjen e Presidentit të ri, LDK kundërshton kandidatura që mund të propozohen nga Vetëvendosje e Albin Kurtit.

Në një postim, Avdullah Hoti ka theksuar se Kosova duhet të ketë një president me integritet të lartë personal, akademik dhe shoqëror, i cili ka prioritet kushtetutshmërinë dhe nuk është i varur nga kalkulimet politike për një mandat tjetër. Sipas tij, vetëm kështu sigurohet balanca e pushteteve dhe evitohet koncentrimi i pushtetit tek një person i vetëm.

Ai ka shtuar se në pesë vitet e fundit, është parë një përqendrim i pushtetit dhe një sërë zhvillimesh që ai i ka kritikuar.

“Shumë ligje kundërkushtetuese janë nënshkruar nga Presidentja pa asnjë vërejtje, edhe pse dihej qartë se ishin në kundërshtim me Kushtetutës. Kushtetuta ia jep të drejtën Presidentit që ligjet e tilla t’ia kthejë Kuvendit për rishqyrtim, por kjo e drejtë asnjëherë nuk është vënë në përdorim. Arsyet besoj janë të qarta”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka përmendur gjithashtu shkarkimin e Kryesueses së KQZ-së, mungesën e Kryeprokurorit për një periudhë të gjatë, veprimet e AKI-së, raportimet për presion ndaj mediave dhe bizneseve, si dhe mënyrën e caktimit të datës së zgjedhjeve.

“Edhe data e zgjedhjeve është caktuar sipas kërkesës së një partie politike. Këtë e ka deklaruar vetë Presidentja në përpjekjen e saj për të fituar mbështetjen për mandatin e dytë”, ka shtuar ai.

Hoti ka theksuar se në të kundërtën vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

 

hoti president ldk vv

Lini një Përgjigje