
Ish-kryeministri suedez, ka komentuar takimin mes presidentëve të Ukrainës dhe Serbisë, Volodymyr Zelensky dhe Aleksandar Vuçiç në Athinë.
Bildt, duke reaguar ndaj njoftimit të Zelenskyt për takimin me Vuçiçin, në llogarinë e tij në rrjetin social “X” ka shkruar se është pak e ndërlikuar për Ukrainën të merret me problemin e Kosovës.
“Presion i fortë pro dhe kundër njohjes. Çështja e paprekshmërisë së kufijve që tregon Zelensky është e rëndësishme, por e ndërlikuar në rastin e Kosovës”, ka shkruar Bilt.
Për takimin e sotëm mes presidentëve të Ukrainës dhe Serbisë ka reaguar edhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.
Ajo në llogarinë e saj në rrjetin social “X” ka shkruar se Vuçiç është takuar me Zelenskin për të ushtruar presion.
Von Cramon tha se takimi i tyre mund të jetë zhvilluar për një marrëveshje mbi armët në këmbim që Ukraina të mos e njoh pavarësinë e Kosovës.
Lini një Përgjigje