TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Gusht 2023, 13:50

Greqia lojë me dy porta, Vuçiç: Mitsotakis më konfirmoi se nuk do ta njohin Kosovën

Shkruar nga Pamfleti
Greqia lojë me dy porta, Vuçiç: Mitsotakis më konfirmoi
Kyriakos Mitsotakis dhe Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar një takim me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis gjatë vizitës së tij në Athinë pas darkës së mbrëmshme të organizuar nga ky i fundit që shtroi një darkë informale për liderët nga Ballkani.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram, Vuçiç shkruan autoritetet greke edhe një herë kanë konfirmuar se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar në lidhje me mosnjohjen e Kosovës.

“Një bisedë e mirë dhe miqësore me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin shkëmbyem mendime për bashkëpunimin e përgjithshëm rajonal, çështjet globale dhe qëndrimin e Greqisë ndaj situatës në Kosovë.

Miqtë tanë grekë kanë konfirmuar edhe një herë se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin zyrtar për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ne do të vazhdojmë të punojmë në forcimin e bashkëpunimit tonë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë,” ka shkruar Vuçiç.

kyriakos mitsotakis vuçiç kosova

Lini një Përgjigje