TAGS-AT E JAVËS

Kosova21 Gusht 2023, 22:14

Von der Leyen takon Kurtin dhe Vuçiçin në Athinë: Zbatoni marrëveshjet mes dy vendeve

Shkruar nga Pamfleti

Von der Leyen takon Kurtin dhe Vuçiçin në Athinë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Athinë, ka zhvilluar një takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ai ka kërkuar prej saj që të rritet presoni ndaj Beogradit sa i takon zbatimit të marrëveshjeve mes dy vendeve.

Një ndër temat kryesore të këtij diskutimi ishin çështjet bilaterale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, me theks të veçantë në zbatimin e reformave. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor (EU Growth Plan), të prezantuar nga vetë Presidentja Von der Leyen në Bratisllavë, zbatimi i marrëveshjeve nga Tregu i Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, si dhe dialogu në Bruksel ishin ndër tema kryesore të diskutimit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Nga ana e saj, presidentja e Komisionit Evropian (KE), tha se bisedoi me kryeministrin e Kosovës, por edhe me presidentin e Serbisë për uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve.

Lini një Përgjigje