
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shqetësuar nga prezenca e Albin Kurtit në takimin që po bëhet sot në Greqi sa i takon Ballkanit Perëndimor.
Vuçiç e quan si të çuditshëm formatin e darkës greke, teksa thotë se Prishtina u ftua edhe pse Greqia nuk e njeh zyrtarisht Kosovën.
“Një format i çuditshëm në Athinë, nuk e kuptoj, por kjo është një pyetje për ata që na ftuan. U ftua edhe Prishtina, edhe pse Greqia nuk e njeh zyrtarisht Kosovën”, ka thënë Vuçiçi.
Vuçiçi gjithashtu është shprehur se Serbia nuk do të heqë dorë nga interesat kombëtare, duke shtuar se takimi i sotëm në Athinë nuk do të jetë i lehtë për Beogradin.
Kujtojmë se po ditën e sotme, ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç ka kërcënuar si Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Lini një Përgjigje